Haradinaj nuk tërhiqet edhe pas takimit me amerikanët
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë detaje të takimit të mbrëmshëm me dy zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilët ka diskutuar rreth taksës ndaj produkteve serbe dhe vazhdimit të dialogut me Serbinë në Bruksel.

Haradinaj ka thënë se takimi i zhvilluar në zyrën e presidentit Thaçi të mërkurën mbrëma ka qenë shumë përmbajtjesor, duke e sqaruar karshi amerikanëve pozicionin për dialogun dhe taksën.

Kryeministri para gazetarëve ka thënë se është pro vazhdimit të dialogut, ndërkohë ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij të palëkundur për taksën.

“Dialogu duhet të vazhdojë, që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative ligjore në kufijtë ekzistues, por e cila nuk nënkupton një republikë të Millorad Dodikut në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Sa i përket taksës, Haradinaj ka thënë se qëndrimi i tij mbetet i palëkundur, duke potencuar se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës


Shtuar më 28/02/2019, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori