Haradinaj nuk takohet me Ramën por shfaqet në Shqipëri përkrah Metës
Edhe pse sot ishte takimi i dy qeverive shqiptare, Edi Rama në vend të Haradinajt takoi zëvendësin e tij, Fatmir Limajn. Por, si për ironi të fatit edhe Haradinaj ndodhet në Shqipëri dhe u takua me Ilir Metën.

Presidenti Meta dhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kanë ndarë me njëri-tjetrin momente të përzemërta sonte në Durrës, ku kanë shprehur edhe njëherë pikëtakimet e tyre përsa i përket prespektivës së përbashkët europiane të dy vendeve.

"Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët europiane." shkruan Meta.

Ndërkohë që të njëjtën foto me Metën ka postuar edhe kryeministri i Kosovës Haradinaj që shkruan

"Qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë. RH" shkruan Haradinaj.

Ky është takimi i parë i Presidentit Meta dhe Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, pas Samitit të Berlinit, ku liderët gjermanë mbajnë një qëndrim të qartë kundër idesë së Rama-Thaçi-Vuçiç për projektin e shkëmbimit të territoreve midis dy vendeve, ku Haradinaj ishte që në fillim kundra këtij projekti.
Shtuar më 20/05/2019, ora 23:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori