Haradinaj : Nuk shkoj më në takim tek Jahjaga
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk e ka përjetuar aspak lehtë takimin në zyrën e presidentes, Atifete Jahjaga, me Isa Mustafën, e Hashim Thaçin pas një kohe të gjatë.

Haradinaj, në një intervistë për zona B në Klan Kosova, u shpreh se ndihej në siklet në ato momente të së hënës paradite. Mbase kjo ishte edhe arsyeja pse kreu i Aleancës nuk përshëndeti dorë me dorë të gjithë që ishin brenda.

Ai tregoi se në takim përball Mustafës e Thaçit nuk përmendi Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Ai tha se nuk e refuzoi takimin te Jahjaga, pasi beson që ka qytetarë të cilët e përkrahin atë edhe në këtë rast, transmeton Klan Kosova.

Haradinaj foli dhe për dallimet nëse ka mes tij dhe AAK-së në një anë dhe kolegëve nga dy subjektet tjera opozitare në anën tjetër, në lidhje me atë se a duhej ulur bashkë me kryeminisntrin dhe zëvendësin e tij. Por, e pranon se nuk do të shkojë më në kësi takimesh.

Kreu i AAK-së gjithashtu shtoi se qytetarët kanë edhe pakënaqësi tjera, e jo vetëm ato që kanë të bëjnë me Asociacionin dhe Demarkacionin.
E ndërkohë ai tha se kjo u pa dhe më 9 janar, e sipas tij fajtor për gjithçka është shefi i qeverisë./Albeu.com/
Shtuar më 09/02/2016, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori