Haradinaj: Nuk po kërcënojmë me ushtrinë, duam partneritet
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Kosova e ka ushtrinë, madje shumë të përgatitur, por vetëm se duhet t’i rritet buxheti.

Sipas tij, pavarësisht disa mos pajtimeve që i kanë miqtë ndërkombëtarë, duhet të kuptojnë se qëllimi është që Kosova të bëhet partnere e BE-së.

“Ne kemi ushtri dhe i kemi jashtëzakonisht të përgatitur profesionalisht, krejt çka duhet është ta bëjmë me ligji. Mendoj se do të bëhet ushtria, pavarësisht disa deklaratave të aleatëve që mos të ngutem, sepse qëllimi nuk është kërcënim, por partner i Evropës”, ka thënë Haradinaj për RTK.

Ai ka thënë se edhe perëndimi nuk e ka përmbushur pakon e Ahtisarit, që sipas tij, nuk i ka kryer obligimet ndaj Kosovës, kështu që edhe në këtë rast, Haradinaj ka thënë se duhet të lëshohet pe.

“A duhet edhe ne perëndimit me iu thënë pse nuk e keni përmbushur Pakon e Ahtisarit, e kjo i bie se faktori ndërkombëtar nuk e ka kryer obligimin e vet. Ushtria duhet të bëhet, sepse edhe buxhetin e kemi, e kemi bazën ligjore”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj. /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2017, ora 20:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori