E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Haradinaj nuk përmbahet, këndon këngën që ka fiksim
Kryeministri ia thotë këngës Pasioni i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për këndim tashmë nuk është i fshehur, pasi që janë bërë të shpeshta rastet kur ai ia thotë këngës.

Së fundmi Haradinaj ka kënduar edhe njëherë këngën “O moj Kosovë, o moj bukuroshe”, por kësaj here i shoqëruar edhe me orkestër.

Këtë i pari i Qeverisë e ka bërë gjatë një takimi që pati dje me Harry Bajraktarin, i cili sipas Haradinajt është njëri ndër njerëzit më meritor të Kosovës, pasi që ka bërë shumë për të drejtën, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe fuqizimin e miqësisë në mes të shqiptarëve e amerikanëve.



Në këtë takim ishte i pranishëm edhe rep-artisti shumë i njohur shqiptar, Klepto, i cili nuk hezitoi që në rrjetet sociale të publikonte momente nga ky takim. Në disa video të publikuara nga rep-artisti shihet kryeministri Haradinaj, duke kënduar këngën “O moj Kosovë, o moj bukuroshe”, të cilin e shoqëron orkestra.
Shtuar më 24/06/2019, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori