Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Haradinaj: Nuk negociojmë me Thaçin
Pëlqej
Lideri AAK-së dhe i nominuari për kryeministër nga ana e bllokut LDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, duke iu referuar aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se ka tendenca për të detyruar Bllokun për të negociuar me liderin e PDK-së, Hashim Thaçi.

“Është shumë e dukshme tendenca për të na detyruar që të hyjmë në negociata me zotin Thaçi dhe me PDK-në. Pra, është një tendencë e mbajtjes me çdo kusht të një pjese të pushtetit. Qëndrimi ynë është i qartë, nuk bisedojmë, nuk negociojmë dhe nuk bëjmë bashkëqeverisje me zotin Thaçi. Ne jemi përcaktuar për ndryshime të plota”, tha Haradinaj për Rel.

Haradinaj ka shtuar se blloku LDK-AAK-NISMA është i vendsour të vijë në qeveri pa PDK-në dhe premtoi se do të sjellë ndryshime e do të krijojë shtet te drejte në Kosovë. /albeu.com/

Shtuar më 27/08/2014, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori