Kryeministri i
Kosovës, Ramush
Haradinaj në një tubim me të rinjtë e AAK-së në Bogë, ka deklaruar se pavarësisht marrëveshjes, Serbia po e pengon anëtarësimin e
Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Njëherësh, korrigjimin e
kufijve, demarkimin dhe idenë e shkëmbimit të
territoreve,
Haradinaj i ka quajtur
maskime për ndarjen e
Kosovës.
“Unë nuk besoj në një marrëveshje me korrigjim të
kufijve, me demarkim, me ndërrim të
territoreve, krejt janë
maskime për ndarjen e
Kosovës. Të gjitha këto janë
maskime që atje në anën tjetër, shefi i shtetit të vet të thotë ‘unë kam nxjerrë diçka, po e pranojmë Kosovën, edhe nëse thonë po e pranojnë sot, se ata s’po i respektojnë marrëveshjet e veta, nuk ta respekton. Edhe kur të shkosh në Këshill të Sigurimit, prapë do t’i thotë Rusisë apo dikujt, bllokojeni Kosovën. Pse atëherë ne të shkojmë kah ajo rrugë. Jo, po konsilidohemi, po bëhemi shtet, po e njohim veten më shumë, po bëhemi të zot”, ka thënë
Haradinaj.
Shtuar më 04/11/2018,
ora 14:51