Haradinaj nuk humbet kohë, ia rrit vetes pagën
Kryeministri Ramush Haradinaj pas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërinë e rritjes së pagave, do të heqë pezullimin e këtij vendimi.

Qeveria ka shfuqizuar vendimin e mëhershëm, për pezullim të vendimit për ngritjen e pagave.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese shfuqizohet vendimi i Qeverisë i 1 shkurtit për pezullimin e vendimit të Qeverisë. Haradinaj tha se pas kësaj obligohet Ministria e Financave për ta zbatuar këtë vendim. Por ministri i Financave Bedri Hamza tha se kjo çështje duhet të rregullohet me Ligjin për Paga.

“Dhe ky vendim të akomodohet brenda Ligjit për Paga duke pasur për bazë që kemi një situatë të re juridike nga Gjykata”, tha Hamza. Me këtë është pajtuar edhe kryeministri Haradinaj, i cili tha se ligji do të jete zgjidhja për të gjithë.

“Deri atëherë kërkoj nga ju që të zbatoni vendimin e Qeverisë”, tha Haradinaj.

Shtuar më 12/06/2018, ora 16:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori