E frikshme, këta njerëz kanë bërë tatuazh koronavirusin (FOTO LAJM)

Mendonim se po kalonim ditë të vështira, por të paktën kjo ditë do të përkeqësohet teksa lexoni më poshtë. Siç tha dhe Floberi, vizionar mesa kuptojmë, “toka ka kufijtë e vet, por budallallëku njerëzor është i pafundëm.”

Mbetet e paqartë ku e gjetën kohën, mundësinë apo dëshirën këta njerëz për t’i dedikuar një tatuazh virusit që po panikos gjithë botën. Me mijëra njerëz kanë humbur jetën!

Sipas BuzzFeed, e premtja që bie më datë 13 është popullore mes tatuazh dashësve. Një sërë artistësh ofrojnë dizenjo të parapërgatitura për 13 dollarë nëse data 13 bie në të premte. Në Arkansas për shembull, një artist ofronte këto dizenjo me temë koronavirusin dhe janë të gjitha të tmerrshme.

Ky fenomen shpjegon shfaqjen e papritur të tatuazheve, por nuk e justifikon. Për më tepër, a nuk supozohet të ishin në shtëpi këta njerëz duke u distancuar nga të tjerët?


Shtuar 17.03.2020 09:03