Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri
Bytyqi, nuk do të shkarkohet nga pozita e tij. Lajmi se Kryeministri Ramush
Haradinaj do ta largojë nga pozita e ministrit, zyrtarin nga radhët e Nismës Social Demokrate, del të jetë jo i vërtetë.
Arsyeja që pretendohej të ndodhte shkarkimi i Minsitrit, raportohej të ishte Përjashtimi i Agjencisë së
Akreditimit të Kosovës nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Por këtë e mohojnë nga Qeveria. Thonë se për këtë çështje do të lëshohet edhe komunikatë.
Ministri Bytyqi ishte ftuar sot të raportojnë në Komisionin për Arsim, lidhur më përjashtimin e Kosovës nga EQAR, por që nuk kishte shkuar.
Ministri i
Bytyqi në fillim të detyrës së tij kishte shkarkuar bordin e Agjencisë së
Akreditimit, i cili kishte thënë se këtë vendim e kishte marrë së bashku me kryeministrin./Express
Shtuar më 02/03/2018,
ora 10:38