Haradinaj: Në Siri duhet ndërhyrë shpejt
Kreu i AAK-së, Ramush Harandinaj ka mbështetur të gjitha vendet dhe mekanizmat ndërkombëtarë, të cilat po ftojnë për ndërhyrje të shpejtë në Siri.

Sipas Haradinaj,duhet ndaluar gjendocidi në Siri dhe regjimi diktatorial i Bashar al-Assad-it.


“Krimi i regjimit të al-Aasadit ndaj civilëve në Siri, po merr përmasa shqetësuese dhe prekë thellë në ndërgjegjen e të gjithë popujve dhe vendeve demokratike të botës.

Ne në Kosovë e kemi ende të freskët ndërhyrjen perëndimore ndaj gjenocidit që regjimi i Beogradit bëri mbi popullin tonë, andaj konsiderojmë se një ndërhyrje sa më e shpejtë në Siri, do të parandalonte shtrirjen në përmasa edhe më të gjëra të gjenocidit nga një regjim mbi një popull të tërë në Siri.

Në këtë moment ftojmë bashkësinë ndërkombëtare që ta mbështesë iniciativën e vendeve demokratike, me në krye SHBA-të, për ndërhyrje të menjëhershme dhe efikase ndaj regjimit që po bën gjenocid mbi popullin e Sirisë”, ka thënë Haradinaj. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2013, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori