Kryeministri Ramush
Haradinaj po qëndron në Shqipëri me rastin e 90 vjetorit të shpalljes së Mbretërisë
Shqiptare. Nga atje ai foli për kulturën
shqiptare, por jo edhe për kërcënimet që mori sot nga presidenti
Hashim Thaçi.
Kryeministri Ramush
Haradinaj ende nuk ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit
Hashim Thaçi, i cili i kërkoi të parit të Qeverisë ‘korrigjim deklaratash’ pasi ‘nuk jemi të përhershëm në pozicionet tona’.
Shefi i ekzekutivit është lajmëruar nga Shqipëria ku po feston ditëlindjen e Mbretit Ahmet Zogu I. Por jo për t'iu kundërpërgjigjur
Thaçit.
“Me Anitën dhe miq të shumtë, ishim të nderuar të bashkohemi me Familjen Mbretërore, Princin Leka dhe Princeshën Elia, me rastin e 90-vjetorit të shpalljes së Mbretërisë
Shqiptare dhe në kremtimin e ditëlindjes së Naltmadhnisë së Tij, Mbretit Ahmet Zogu I. Historia dhe kultura e pasur
shqiptare janë testament dhe mishërim i vlerave tona sublime perëndimore. RH’, shkruan
Haradinaj në Facebook.
Thaçi i kërkoi sot Haradinajt që t’i korrigjojë deklaratat e tij kundrejt dialogut me Serbinë.
Haradinaj vazhdimisht ka kundërshtuar idenë e
Thaçit për shkëmbim të territoreve.
Shtuar më 08/10/2018,
ora 22:23