Haradinaj: Në përvjetorin jubilar të çlirimit të Suharekës, të kujtojmë të kaluarën tonë të lavdishme
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë sot se qershori i lirisë shënon fillimin e kthesës për vendin tonë.

Tutje ai tha se përulemi me respekt para heroizmit të dëshmorëve, flijimit të martirëve, kontributit të luftëtarëve të UÇK-së sid he aleatëve nga Aleanca Veriatlantike, transmeton Indeksonline.

Në përvjetorin jubilar të çlirimit të komunës së Suharekës, Haradinaj tha se duhet kujtuar të kaluarën e lavdishme për t’u motivuar që të punohet për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Suharekës,

Qershori i lirisë, shënon fillimin e kthesës historike për vendin tonë. Përulemi me respekt, para heroizmit të dëshmorëve, flijimit të martirëve, kontributit të luftëtarëve të UÇK-së, sakrificës së të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës, me falënderim të veçantë për aleatët tonë nga Aleanca Veriatlantike.

Në këtë përvjetor jubilar, të çlirimit të kësaj Komune, të kujtojmë të kaluarën tonë të lavdishme dhe të motivohemi për të punuar edhe më shumë për zhvillim dhe mirëqenien e qytetarëve tonë.

RH
Shtuar më 13/06/2019, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori