Haradinaj: Në këtë datë na konfirmohet liberalizimi i vizave
Kryeministri Ramush Haradinaj në fjalën e tij ku po debatohet për Raportin e Progresit, tha se mendon që heqja e vizave për Kosovën do t’i konfirmohet para pushimit të verës. Kështu të paktën tha se mendon ai, teksa flet për ngecjet dhe sfidat që janë përmendur në raport.

“Për vizat është vendos, por ajo temë nuk është përfshirë në raport se vetë karakteri ka dedikim të caktum është një arritur e madhe fakti se i është rekomandu hapja e negociata dy fqinjëve tonë. Jam i bindur se ajo që na intereson neve pra ajo do të ndodh. Mendoj se para pushimit verës do të na konfirmohet”, shtoi ai.

Ai duke iu përgjigjur kritikave të deputetëve për raportin, shtoi se një raport i tillë e kërkon një analizë më serioze dhe duhet të ja lëni një process edhe qeverisëë edhe vetes.


Shtuar më 20/04/2018, ora 15:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori