Haradinaj: Në 2019 zgjidhen të gjitha çështjet mes të Kosovës dhe Serbisë.
I pari i qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë nga Uashingtoni se pret që deri më 2019">2019 të zgjidhen të gjitha çështjet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Deri më 2019">2019 do të zgjidhet çështja Kosovë-Serbi. S’mundet me mbet kështu. Ju po e shihni që jemi të gjithë të bllokuar. BE’ja është e bllokuar me ne. Ne jemi vetvetiu të bllokuar në marrëdhëniet në rajon. Por jo vetëm ne edhe Serbia dhe të gjithë të tjerët do të bllokohen nga mos gjetja e një zgjidhje”, tha Haradinaj.

Sipas tij, gjendja aktuale e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë po mban peng gjithë Ballkanin dhe mund të kthejë veprimet e të kaluarës.

“Pra mos arritja e njohjes reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë do ta mban Ballkanin peng edhe mund ta riciklojë të kaluarën”, u shpreh kryeministri. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2018, ora 21:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori