Haradinaj: Ndryshimi i kufijëve është ide e Putinit
Në konferencën për media të mbajtur sot, Kryeministri Ramush Haradinaj është përgjigjur në disa pyetje rreth qëndrimeve të kundërta mes tij e Presidentit Hashim Thaçi.

Haradinaj ka thënë se pret të vazhdojë dialogu me Serbinë, ndërsa ka kërkuar që vazhdimësia e tij të mos lidhet me çështjen e taksës që Qeveria e tij ka vënë ndaj produkteve serbe.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se nuk pranon marrëveshje me Serbinë, që bëhet mbi ndryshimet e kufijve. Kjo, sipas Haradinajt, është ide presidentit të Rusisë.

“Jo një marrëveshje me ndryshimin e kufirit. Ne e dimë se ajo është një agjende e Putinit për ta mbajtur Ballkanin hapur. Hapja e kufijve nuk bëhet vetëm sa për ta hapur dhe për ta mbyllur një kufi. Ajo është hapje për tragjedi”, ka thënë ai.


Shtuar më 26/02/2019, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori