Haradinaj nderohet me çmimin “Nderi i Qarkut të Beratit”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj u nderua të martën me Cmimin “Nderi i QarkutBeratit”. Ceremonia e ndarjes së cmimit u mbajt paraditen e sotme, ndërkohë që më vonë kreu i AAK-së, i shoqëruar nga zyrtarë të QarkutBeratit dhe përfaqësues të tjerë institucionalë, viztoi edhe Kalanë e njohur të Beratit.

Autoritetet vendase u shprehën të nderuar, jashtëzakonisht të nderuar, që nga dita e sotme e kanë ish-udhëheqësin e UCK-së dhe ish-kryeministrin e Kosovës, bashkëqytetar dhe Qytetar Nderi të vendit të tyre.

Lufta e lavdishme e UCK-së ishte nder për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për Kosovën, u shpreh kreu i QarkutBeratit. Ai tha se z. Ramush Haradinaj e dëshmoi këtë jo vetëm gjatë viteve të luftës për lirinë e Kosovës, por edhe në udhëheqjen e tij si kryetar i një partie politike në Kosovë, e më pas si kryeministër i Kosovës dhe, për dy herë me radhë, duke respektuar, duke u përballur dhe duke dalë fitimtarë dhe i pastër përballë drejtësisë ndërkombëtare.

Ai tha se shembulli i Haradinajt është shembull i liderit dhe i heroit modern të shqiptarit të ditëve të sotme.

Ish-kryeministri Haradinaj u shpreh se ndihet i nderuar që sot po shpallet Nderi i QarkutBeratit. Ai tha se ky moment është nder jo vetëm për të personalisht, por për mbarë popullin e Kosovës dhe luftën e drejtë për liri, që Kosova e bëri në fundin e shekullit XX. /albeu.com/

Shtuar më 26/02/2013, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori