Haradinaj nderimet më të larta për Rugovën
Kryeministri i vendit ka vazhduar me aktivitetet e tij për nder të ditës së Pavarësisë.

Haradinaj ka thënë se ish- presidenti Rugova shekullin e tij jetësor ia fali Kosovës.

“Presidenti Ibrahim Rugova shekullin e tij jetësor ia fali Kosovës. Përjetësisht do të qëndrojë në themelet e shtetit tonë sovran”, ka thënë ai.

Për këtë datë historike, Haradinaj ka thënë se personat e pagjetur janë zëri i munguar i Kosovës në 11- vjetorin e Pavarësisë.

“Të pagjeturit – zëri i munguar i Kosovës në Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar ai.


Shtuar më 17/02/2019, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori