Haradinaj ndalon fjalimin në seancë kur dëgjon imamin në xhami (VIDEO)
Pëlqej
Feja myslimane ka pesë vakte të faljes, atë të mëngjesit, drekës, ikindisë, akshamit dhe jacisë.

Namazi i drekës falet në orën 13:00 dhe sipas riteve myslimane në kohën kur thirret ezani nga imami i xhamisë, ata që janë duke punuar pushojnë pak në shenjë respekti njejtë veproi sot edhe kryeministri Ramush Haradinajn.

Teksa ishte duke folur në seancë ku ishte thirrur në interpelancë për subvencionet e ndara nga ministri i Bujqësisë Nenad Rikallo, Haradinaj bëri një gjest që u mirëprit nga të gjithë.

Ai me të dëgjuar zërin e imamit në xhaminë që gjendet jo fort larg ndërtesës së Kuvendit e ndali fjalën, edhe pse thirrja e ezanit ishte pothuajse në përfundim.


Shtuar më 14/06/2018, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori