Haradinaj-Mustafës: President Rugova as në atë dynja nuk do t’i kishte falur Bjeshkët e Rugovës
I menjëhershëm ka qenë reagimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ndaj një postimi të kryeministrit Isa Mustafa në Facebook, ku ky i fundit ka thënë se edhe Ibrahim Rugovën e kanë kërcënuar dhe janë likuiduar aktivistë të LDK-së, por fryma shhtetndërtuese nuk është ndalur.

"Nuk e di se çka ka patur ndër mend Isa Mustafa, kur e ka shkruar statusin e tij në Facebook, për vrasjen e aktivistëve të LDK-së dhe kërcënimet ndaj Presidentit Rugova, por nëse edhe me pahirë, i ka shkuar mendja tek unë, (siç e paskan interpretuar disa media) kjo tregon burracakërinë e tij. Ai po provon të gjejë fije kashte për ta shpëtuar lëkurën e vetë", thuhet në reagimin e Haradinajt, përcjell Telegrafi.

"Ia kujtoj Isa Mustafës se kur unë kam pasur marrëveshje burrash me Presidentin Rugova, ai ka qenë si hijenë kundër tij, sikundër që është edhe sot, thellësisht kundër frymës së Ibrahim Rugovës, i cili as në atë dynja nuk do t’i kishte falur Bjeshkët e Rugovës!”

"Lere Facebookun e kthjellu kryeministër, sepse edhe aty e mbyte shqipen!", thuhet në reagimin e Haradinajt. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2015, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori