Haradinaj: Mustafa nuk ia vlen për kryeministër
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka folur për gjendjen aktuale të Kosovës dhe për qeverinë e re që u zgjodh pas një krize të tejzgjatur politike.

Haradinaj tha se Isa Mustafa nuk është njeriu i duhur për ta udhëhequr Kosovën dhe ndaj edhe në marrëveshjen e bllokut, i nominuar për kryeministër nuk ka qenë Mustafa.

"Nuk mendoj se Isa Mustafa është njeriu i duhur për të qenë kryeministër", tha Haradinaj në një intervistë për Zëri.

Ramush Haradinaj theksoi se Mustafën e ka vlerësuar vetëm si kryetar të LDK-së dhe si koleg dhe asgjë më shumë./albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori