Haradinaj mohon bisedimet për një koalicion me PDK-në
Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi sot se mes PDK-së dhe AAK-së nuk ka anjë marrëveshje për të krijuar koalicion qeveritar. Pas seancës së Kuvendit ai u shpreh për mediat se partia e tij është e gatshme të marrë përgjegjësi sa i përket dialogut me Serbinë.



“Ne do ta ndihmojmë qeverinë në këtë aspekt, mirëpo konkrete nuk ka asgjë sa i përket koalicionit. Nëse ka diçka konkrete, kemi me e pas kënaqësinë me e njoftua opinionin dhe zhvillimet që munden me ndodh. Nuk do të jetë lehtë, ashtu siç nuk ka qenë as deri më tash, por ju kisha lutur që ta ndieni vetën më të fortë sepse e keni edhe një kolegë dhe do të punojmë së bashku... Unë do të punoj me çdo njeri të Kosovës për të sjell një kualitet të ri qeverisje, kualitet të ri në zhvillim të vendit. Kuptohet, këtë ne mund ta bëjmë vetëm nis rast se të gjithë ne i kushtohemi një kualiteti më të mirë në vendin tonë”, ka thënë Haradinaj. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2012, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori