Haradinaj: Mogherini mër këcënoi në Tiranë për heqjen e taksës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, ka deklaruar sërish se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet.

Haradinaj më tej ka theksuar se në takimin e Brdo-Brijonit që u mbajt në Tiranë, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini kërkoi heqjen e taksës 'për ta ndarë Kosovën'.

"Mogherini e tha në Tiranë hiqeni taksën se ua ndaj Kosovën menjëherë, a i ra kështu apo jo, dmth, si ta hiqni ju taksën unë e therras takimin për vazhdim të dialogut. Shyqyr zotit që i kemi lexuar këto projekte me kohë, taksa nuk hiqet", ka deklaruar Haradinaj.

Kryeministri I Kosovës shoti se Mogherini e ka përfunduar mandatin e saj.

"Mogherini e ka kry mandatin e vet, ajo qëndron deri në fund të tetorit pastaj është vetëm ushtrues detyre", u shpreh Haradinaj.

Duke folur për përfshirjen e mundshme të SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi dhe kërkesën e Serbisë për përshirje edhe të Rusisë, Haradinaj tha se “ne nuk i takojmë botës së Rusisë ne i takojmë botës së Amerikës. Nuk mundet dikush me përjashtu Amerikën prej proceseve në Ballkan e Kosovë”, tha kryeministri.
Shtuar më 14/05/2019, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori