Haradinaj mesazh Vuçiçit, takohet ngrohtë me Komandantin e KFOR-it
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka nderuar komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci me “Hartën e Artë të Kosovë” për kontributin e tij në Kosovë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

“Nën udhëheqjen tuaj KFOR-i ka dhënë kontribut në krijimin e një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe për këtë u jemi mirënjohës si vend dhe si popull”, është shprehur Haradinaj gjatë këtij takimi.

Sipas një komunikatë për media, komandanti i KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci, i ka prezantuar kryeministrit Haradinaj të arriturat e ushtrimit “Shpata e Argjendtë”, ushtrim ky që organizohet nga KFOR-i dhe përfshinë të gjitha institucionet vendore të sigurisë dhe ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë me të gjitha institucionet vendore, veçmas me ato të sigurisë.


Shtuar më 22/11/2018, ora 18:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori