Haradinaj mesazh Hahnit para ardhjes në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot për një vizitë të komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, që do t’ia bëjë sot Kosovës.

Hahn do të takohet edhe me Haradinaj sot pasdite.

Hahn po e viziton Kosovën në një kohë kur Qeveria e vendit është vënë nën presion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për ta hequr taksën prej 100 % ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës, të vendosur dy muaj më parë.

“Kosova ka të arritura në agjendën evropiane, MSA-në dhe agjendën ERA. Komisioneri është palë për Kosovën në këtë agjendë. Njëkohësisht kemi edhe vizita për taksën. Taksa ndërlidhet me njohjen dhe jo me këto dy të parat. E mirëpresim çdo sugjerim apo ide”, tha Haradinaj të enjten në mëngjes pasi vendosi lule te shtatorja e Skënderbeut në qendër të Prishtinës, në shënim të përvjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar


Shtuar më 17/01/2019, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori