Haradinaj: Marrëveshje kornizë, si garanci për vijimin e dialogut me Serbinë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Ai thotë se garancë për të vazhduar bisedimet me Beogradin, është krijimi dhe arritja e një marrëveshje kornizë, ku do të listoheshin gjërat që do të diskutohen gjërat që do të dërgonin deri tek njohja reciproke.

Haradinaj bëri me dije se nuk do të marrë pjesë në asnjë ngjarje nëse nuk qartësohet se do të zhvillohet më tutje.

“Është shumë me rendësi që të kemi një pozicion krijues si Kosovës. Ne kemi krijuar opozicionin në tema. Parisi mund të mbahet, jemi në përgatitje jemi në punë, mendoj se për me mund me ecë përpara një marrëveshje kornizë është e nevojshme dhe jo vetëm për Paris sepse ai mund të mos mbahet jo për fajin e Kosovës. Pa këtë marrëveshje kornizë të njohjes reciproke Kosovë-Serbi nuk ka logjikë. Nuk do të marr pjesë në asnjë ngjarje që nuk ka qartësi se si do të ecë procesuar më tutje”.

Kreu i Qeverisë ka vënë në pikëpyetje se pse duhet të diskutohen me Serbinë kufijtë, nëse për këtë çështje është arritur marrëveshja vite më parë.

“Kosova dhe Serbia kanë marrëdhënie shumë të avancuar në menaxhimin e integruar të kufijve. Nuk mund Kosova me u kthy mbrapa me diskutuar IBM. Për këtë arsye marrëveshja kornizë për çka do të bisedojmë është garancë për çka do të bisedojmë. Nuk e kuptojë pse duhet me i përmend dikush hale kufijtë më Serbinë nëse kemi marrëveshje me Serbinë për IBM”, tha Haradinaj.
Shtuar më 11/06/2019, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori