Haradinaj, Listës Serbe: Hajdeni ne qeveri, ua plotësojmë kushtet
Pëlqej
Shqyrtimi i privatizimit të ndërmarrjeve në komunat e banuara në shumicë nga serbët, është kusht kryesor për Listën Serbe për të qenë pjesë e qeverisë.

Lista Serbe në seancën e Kuvendit të zhvilluar më 17 korrik e përkrahu koalicionin "opozitar" LDK-AAK-NISMA.

Mësohet se Ramush Haradinaj, i nominuar si kryeministër nga "blloku", është pajtuar që të gjejë zgjidhje ligjore për t’ua kthyer serbëve pronat private të cilat pretendojnë se u janë marrë në Kosovë, si dhe për të rishikuar dhe ndaluar privatizimin e ndërmarrjeve publike, në komunat me shumicë serbe.

“Kjo praktikisht do të thotë se asetet e telekomunikacionit dhe energjisë do të mbeten te serbët, përkatësisht nën menaxhimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Ky është një hap shumë përpara, pasi deri më tani asnjë politikan apo parti shqiptare, as që ka dashur të diskutojë këtë temë”, ka thënë një burim brenda koalicionit të madh politik serb, transmeton Kurir.

Kryetari i Listës Serbe, Aleksandar Jablanovic në një prononcim dhënë së fundi për mediat e vendit ka thënë se pa anulimin e privatizimit dhe disa koncesioneve të rëndësishme për komunitetet, nuk është e mundur që të ketë të ardhme në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori