Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të krahut të Visar Ymerit, që ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi, pasi nuk ka
arsye për një temë nacionale të ketë ndarje.
Ai në një konferencë për media, ka thënë se nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët me Listën Serbe, derisa ka shtuar se
mungesa e një
deputeti në seancën e së martës është
porosi për ta mbajt Kosovën në izolim.
Sipas Haradinajt, është e pakuptimta pozicioni i mos përkrahjes së demarkacionit, në situatën e re të krijuar, konkretisht me deklaratën e dy presidentëve dhe mundësinë me u heq bllokimi i vendit.
“Çështja e votës është proces derisa ndodh. Ne e kemi votën por duhet të jemi serioz dhe vigjilent që të mos ndodhë ndonjë dështim. Për këtë
arsye ne shkojmë me seriozitet të madh që të martën të jenë të gjithë.
Mungesa e një
deputeti në seancë të martën është
porosi me mbajt Kosovën në izolim. Ne kemi negociuar me listën serbe, s’kemi gjet një gjuhë të përbashkët deri tani.
I bëjë thirrje Visarit e kolegëve tjerë të mendojnë pak ku jemi ardhur. Nëse në këso momente nuk e kuptojmë rolin tonë, nuk e di si do të reflektojnë proceset”, tha ai.
Shtuar më 16/03/2018,
ora 10:44