Haradinaj letër Lajçakut: Mogherini e dëmtoi Kosovën, po zvarritet qëllimisht procesi i dialogut
Kryetari i
Aleancës për Ardhmërinë e
Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një letre i ka bërë të ditur përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për
Dialogun, Miroslav Lajçak, qëndrimin e
Aleancës për Ardhmërinë e
Kosovës lidhur me
dialogun Kosovë-Serbi.
Letra
“I nderuar Z. Lajcak,
Dëshiroj të ju falënderoj për letrën tuaj të datës 9 prill 2020, si dhe për propozimin për një bisedë telefonike me kërkesë të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Europian. Duke pasur parasysh rrethanat e paqarta politike, besoj se një thirrje telefonike do të ishte e panevojshme.
Qëndrimi i
Aleancës për Ardhmërinë e
Kosovës lidhur me
dialogun mbetet i pandryshuar: dialogu i ndërmjetësuar nga BE nën ish-Përfaqësuesen e Lartë Federica Mogherini ka devijuar nga temat e rëndësisë substanciale, ka rrezikuar të arriturat e
Kosovës, dhe ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e BE-së për ta ndërmjetësuar
dialogun në të ardhmen. Për më tepër, e shoh qasjen e tan ishme nga Përfaqësuesi i Lartë Joseph Borell dhe nga ju si një përpjekje për ta zvarritur marrëveshjen përfundimtare dhe për ta rikthyer
dialogun në një proces të pafund.
Megjithatë, Kosova e ka mirëpritur rolin e Kancelares Angela Merkel dhe të Presidentit Emmanuel Macron për t’u angazhuar personalisht në marrëveshjen gjithëpërfshirësë ligjërisht obligative.
Kam qenë vazhdimisht i zëshëm dhe i qartë në të kërkuarit e rolit aktiv të ShBA-së në dialog. Tani – situata me energjinë e re nga ShBA për Kosovën, ka rritur shpresat që dialogu Kosovë-Serbi, mbi një dekadësh, do të finalizohet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Megjithatë, ndërmjetësimin nga BE nën udhëheqje të ShBA-së e shohim si pozitive”, thuhet në letrën e liderit të AAK-së.
Shtuar më 19/04/2020,
ora 11:39