Haradinaj letër Çekut për statusin e veteranëve të UÇK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në cilësinë e ish-Komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ka shkruar një letër kryetarit të Komisionit për Verifikimin e Statusit të Veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku, rreth përfshirjes dhe kategorizimit të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, respektivisht vlerësimit të statusit të tyre, për këtë zonë.

Letrën e tij kreu i AAK, ja ka dërguar gjithashtu Presidentes Jahjaga dhe Kryeministrin Mustafa.

"Krahas organizimit dhe profilizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, formimit të brigadave dhe njësive të tjera organizative, të njëjtit kanë vazhduar angazhimin e tyre në kuadër të UÇK-së.

Ata, edhe nëse nuk janë përfshirë nëpër brigada dhe njësi të tjera organizative, kanë dhënë kontributin e tyre në shtabet lokale/komunale të UÇK-së dhe kanë qenë pjesë aktive e luftës sonë deri në çlirim. Nisur nga kjo, propozoj që të gjithë atyre që ishin pjesë e këtyre t’iu njihet ajo që iu takon, statusi i ushtarit,veteranit të UÇK-ës", shkruhet në letrën e Haradinajt. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2015, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori