Haradinaj lëshon bombën: LDK ka qenë kundër themelimit të ushtrisë
Pëlqej
Kryeministri Ramush Haradinaj ka vazhduar përplasjet me GP të LDK’së në Kuvend. Ai akuzoi sot LDK’në se në ambasadën amerikane kishin refuzuar t’i japin një mandat serbëve dhe nga kjo kishin lënë Kosovën pa ushtri.

“Është LDK’ja ajo që e ka lënë Kosovën pa ushtri. Kemi qenë në ambasadën amerikane. Na kanë ofruar të kemi ushtrinë në vitin 2014

“Ldk ka dashtë me e marrë 1 për qind të votave më shumë. Refuzuan me i jep një vend minoriteteve. Kanë shitë patriotizëm”, tha kryeministri.

“Je tu rrejt”, ka vazhduar t’i thotë kryeministri Haradinaj deputetit të LDK’së, Arben Gashi, i cili nuk dihet se cka i tha kryeministrit nga vendi i tij.


Shtuar më 14/03/2018, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori