Haradinaj lëshon akuza të forta ndaj Kurtit
Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës. Sipas Haradinajt, me këto vendime Qeveria po e vë në rrezik tërë popullin, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Qeveria e shkarkoi “bordin politik” të ShSKUK’së, për ta zëvendësuar me këshilltarin politik të ministrit, duke aluduar kështu për anëtarin e ri të këtij bordi, Mirsad Shkretën.

Qeveria në ikje sot në kohë epidemie gjatë kohës kur qanë e çirret se të tjerët po sulmojnë padrejtësisht, merr vendimin më të rrezikshëm menaxhues duke vënë në rrezik tërë popullin. Sot kjo Qeveri e mashtrimit shkarkon bordin kinse politik të ShSKUK-së për ta zëvendësuar me këshilltarin POLITIK të Ministrit, kandidatin për deputet të Vetëvendosjes, Mirsad Shkretën”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas Haradinaj, kjo qeveri parim të vetëm e ka mashtrimin.

“Epidemia po politizohet nga kjo Qeveri mbi supet e shëndetit të popullit. Kryeministri i shkarkuar me mbi 2/3 të Kuvendit, vazhdon me shkarkime. Ja fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila parim të vetëm ka mashtrimin. Kjo është shkapje për kapje!”, ka shkruar Haradinaj.
Shtuar më 28/03/2020, ora 13:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori