Haradinaj: Le ta pushojnë nga puna kunatën time
Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur rreth punësimeve familjare gjatë qeverisjes se tij.

Në T7, kryeministri Haradinaj thotë se nuk e di si është punësuar kunata e tij në Telekom, ndërsa nga aty mund të hiqet, nëse është punësuar jashtëligjshëm.

“Kunata ime është punësuar në Telekom. Nuk e di si ka arritur të punësohet. Disa po thonë me konkurs, disa pa konkurs. Nëse është pa konkurs, le ta qesin”, është shprehur Haradinaj

Kryeministri tutje thotë se në të gjitha institucionet ka të punësuar nga të gjitha partitë, dhe asnjëherë nuk është larguar asnjë nga ta, për t’u zëvendësuar me dikë nga AAK’së.
Shtuar më 24/04/2019, ora 22:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori