Haradinaj-Lavrovit: E kam kryer obligimin ndaj Tribunalit të Hagës
Ramush Haradianj nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar për deklaratën e Ministrit të jashtëm rus Sergey Lavrov.

Haradinaj thotë se e ka kryer obligimin ndaj Tribunalit të Hagës.

Lexoni më poshtë shkrimin e plotë të Haradinajt në Facebook:

Deklaratat e Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Lavrov, se Tribunali i Hagës i ka fshehur dëshmitë për, sic është shprehu ai, njërin nga vëllezërit Haradinaj, janë të pavërteta.

Unë, nga posti i Kryeministrit të Kosovës, e kam përmbushur obligimin tim ndaj drejtësisë ndërkombëtare, dhe jam shpallur i pafajshëm, nga të gjitha akuzat e ngritura nga Tribunali i Hagës, në dy procese. Për më tepër, unë nuk i jam shmanugur drejtësisë ndërkombëtare, siç ka ndodhur me shumë të akuzuar serbë, të cilët sot i merr në mbrojtje Ministri Lavrov!

Vetëm njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Rusisë, e ndihmon pajtimin e popujve dhe stabilitetin rajonal, e jo deklaratat armiqësore./Albeu.com/
Shtuar më 01/04/2016, ora 23:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori