Haradinaj: Ky version i Demarkacionit do të rrëzohet
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe një herë e ka ripërsëritur se versioni aktual i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi është i papranueshëm,

Ai ka thënë se versioni aktual do të rrëzohet dhe se më pas mbetet në dorën e Malit të Zi nëse dëshiron ta rinegociojë këtë Marrëveshje me Kosovën apo jo.

“Ky version i Demarkacionit do të rrëzohet e pastaj le të mbetet në dorë të Malit të Zi a do të pranojë të rinegociojë apo jo”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj këto deklarata i bëri gjatë një takimi me gazetarë e me përfaqësues të medieve. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2017, ora 19:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori