Eurodeputetja Doris
Pack ka thënë se nuk ka baza që Ramush
Haradinaj të jetë kryeministri i Kosovës, pasi ka marrë vetëm 10 përqind të votave të popullit.
Kësaj deklarate, i është kundërpërgjigjur i pari i AAK-së.
Haradinaj tha se
eurodeputetja si duket është informuar në mënyrë të pjesshme për situatën politike në Kosovë.
"Është një zonjë shumë e respektuar dhe kam patur komunikim shumë të mirë me të. Si duket, ajo ka informacion të pjesshëm për Kosovën dhe vetëm nga njëra palë. Unë jam i
nominuar nga 63 deputetë dhe kjo mjafton për të shpjeguar se kë e përfaqësoj", tha
Haradinaj pas takimit që pati me ambasadorin bullgar në Kosovë.
Haradinaj ka theksuar se blloku do ta shfrytëzojë rrugën e vetme që ka mbetur, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese./albeu.com/
Shtuar më 22/10/2014,
ora 13:08