Haradinaj kujton vëllain e vrarë: Luan, ne po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ditën e sotme ka kujtuar vëllain e tij Luanin i cili u vra gjatë luftës dhe sot do të festonte ditëlindjen e tij të 47-të.

Haradinaj ka publikuar një foto me të vëllain të shkrepur në Tiranë, teksa shkruan se për të dhe familjen Luani ka mbetur i ri 23 vjeç ashtu siç ka rënë për lirinë e Kosovës.

“Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë. Linde dyzeteshtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzetetre vjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes!”, shkruan Haradinaj.
Shtuar më 17/11/2020, ora 09:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori