Haradinaj kujton familjen Jashari: Ne u jemi borxhli të rënëve të lirisë
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot sakrificën e familjes Jashari.

"Nuk ka ditë më të shënuar se sa dita e sotme! Nuk ka sakrificë më të madhe se sa sakrifica e Familjes Jashari! Të gjithë të gjallët janë të vegjël përpara heroizmit të luftëtarëve të lirisë, të prirë nga Adem Jashari, të cilët sot pushojnë në varrezat e Kompleksit Memorial në Prekaz.

Ne u jemi borxhli të rënëve të lirisë, pa të cilët Kosova e lirë as që do të mund të imagjinohej! Ndjenja qenka edhe më e fortë, kur ngjarjet e tilla i kujton larg atdheut.

Lavdi e përjetshme veprës heroike të tyre!", ka shkruar haradinaj në profilin e tij në "Facebook". /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2017, ora 15:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori