Ish kryeministri i Kosovës,
Ramush Haradinaj, është rikthyer të premten në
Tribunalin e Hagës. Burime brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë për portalin “Korieri” se
Haradinaj ka arritur në
Tribunalin e Hagës, dy ditë para se të mbahen dy seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër ish
kryeministrit të Kosovës
Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkëluftëtarëve të tij, më 25 dhe 26 qershor, në të cilat Prokuroria dhe Mbrojtja do të thonë fjalën përfundimtare, për t’i lënë pastaj kohën për rreth dy muaj. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2012,
ora 10:41