Haradinaj krah për krah me 4 deputetë të Shqipërisë
Katër deputetë të parlamentit të Shqipërisë kanë realizuar një fotografi me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Kam pritur në selinë qendrore të AAK-së Shpetim Idrizin, Kryetar i PDIU-së (Partia Çame); Flamur Nokaj, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e PD-së dhe Kryetar i Komisionit për Siguri e dhe Sekretar Organizativ i PD-së; Keltis Kruja, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga rradhët e PD-së si dhe Aqif Rakipi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga rradhët e PDIU–së. Mbështetja e fortë për platformen “Drejtim i Ri” është me të vërtetë inkurajuese. Jemi dakorduar për bashkëpunim më të ngjeshur dhe për sendërtimin dhe konsolidimin e mëtejmë të së djathtës shqiptare”, thuhet në një njoftim të shpërndarë nga AAK-ja. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2014, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori