Haradinaj: Kosova mirëpret përvojat e Kores së Jugut për tregun e lirë
Pëlqej
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar një delegacion nga Korea Jugore, të prirë nga drejtori i Institutit Demokratik Kim Min-Seok, ku në fokus ishte intensifikimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se fokusi i takimit ishte intensifikimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes dy shteteve.

“Me Korenë Jugore, si shtet mik i Kosovës, kemi vullnetin e plotë të avancojmë partneritetin në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Intensifikimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike ishte në fokus të takimit me delegacionin nga Korea Jugore, prirë nga drejtori i Institutit Demokratik Kim Min-Seok.

Kosova mirëpret shkëmbimin e përvojave më të mira në zhvillimin e demokracisë, prosperitetit dhe tregut të lirë”, ka shkruar Haradinaj në Faceboo.
Shtuar më 07/12/2018, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori