Humbi jetë në moshën 96-vjeçare, Vjosa Osmani bën homazhe për Mbretëreshën Elizabeth

Presidetja e Kosovës Vjosa Osmani ka kryer homazhe ditën e sotme për Mbretëreshën Elizabeth II.

Me anë të një postimi në Twitter Osmani shkruan se Kosova i bashkohet popullit të Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës.

“Sot ne i bëmë nderimet tona Mbretëreshës së ndjerë të HM Elizabeth II në shtetin e saj të shtrirë në Ëestminster Hall në Londër. Bashkohemi me kolegët e tjerë dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e saj të një jete të përkushtuar ndaj shërbimit”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë më 8 shtator, në Balmoral, në moshën 96-vjeçare.