Haradinaj: Këshilli i Ministrave të BE-së e njeh rëndësinë e heqjes së vizave për Kosovën
Kryeministri Ramush Haradinaj nëpërmjet një njoftimi në profilin e tij në "Facebook" ka demantuar lajmet e publikuara sot në mediet e Kosovës, ku thuhet se Këshilli i Ministrave të BE-së është kundër heqjes së vizave për Kosovën, raporton portali “Zëri.info”.

Sipas Haradinajt, Këshilli e njeh rëndësinë e e liberalizimit të vizave për Kosovën.

"Këshilli e njeh rëndësinë e e liberalizimit të vizave për Kosovën. Komisioni ka bërë një propozim zyrtar në muajin Maj 2016 që të transferojë Kosovën në listëne shteteve që mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, ashtu siç është prezentuar në raportin e Korrikut 2018 rreth përmbushjes së kritereve të mbetura. Në Mars 2019, Parlamenti Europian përkrahu propozimin e Komisionit Europian në lexim të parë. Vendimi për këtë propozim është duke u konsideruar nga Këshilli.”, përkthim i saktë i Konkluzionit preliminar (pika54), të Këshillit të Bashkimit Europian!
Shtuar më 18/06/2019, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori