Haradinaj kërkon të shkojë në Serbi, ministri i brendshëm vendas do ta arrestojë
Ramush Haradinaj, ka shprehur dëshirën se do ta vizitonte Medvegjën e Preshevën, madje do të shkonte në Beograd për të prezantuar shtetin e Kosovës në ndonjë samit ndërkombëtar

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç, tha se urdhri i gjykatës serbe është në fuqi dhe nëse kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj hynë në Serbi do të arrestohet.

“Fuqia dhe garancia e gjykatës tonë ndaj tij është në fuqi dhe me siguri do të arrestohet nga policia”, ka thënë Stefanoviç për të përditshmen serbe “Kurir”, në lidhje me deklaratën e Kryeministrit të Kosovës se është i gatshëm ta vizitojë komunën e Medvegjës dhe Preshevës, të cilat janë në jug të Serbisë, me ftesë të autoriteteve lokale atje. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2018, ora 18:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori