Grabitje në Durrës, autorët marrin 15000 lekë të reja në një ushqimore

Grabitje në Durrës, autorët marrin 15000 lekë të reja në ushqimore dhe largohen me makinë

Në garbitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës rreth orës 19:00. në lagjen nr.15 dy shtetas ende të paidentifikuar, janë futur në një dyqan me produkte ushqimore në pronësi të shtetases M. T., ku kanë marrë rreth 15 000 lekë të rinj (xhiro ditore) dhe më pas janë larguar me një automjet.
Plicia ka shkuar në vendngjarje menjëherë pas njoftimit. Nga vprimet e para hetimore, është identifikuar automjeti me të cilin këta shtetas janë larguar. Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor o punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com


Shtuar 6.01.2023 21:20