Haradinaj kërkon që Kosova të prodhojë mall si të Kinës
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i cili është duke marrë pjesë në hapjen e edicionit të dytë vjetore të Konventës së Veshmbathjeve në vend ka inkurajuar drejt shkollimit profesional si dhe në lidhjen e shkollimit me prodhuesit vendor.

Haradinaj gjatë fjalës së tij ka thënë se Kosova mund të garojë edhe me Kinën për nga kostoja dhe për nga cilësia e produkteve.

“Ish dashtë të bëjmë kujdes me shkollimin profesional. Pra ta afrojmë shkollimin profesional me prodhuesit tonë dhe këtë kreativitetin tonë dhe aftësinë e studentëve t’i lidhemi me prodhuesit për shkak se ne mundemi edhe me kosto, por edhe me cilësi me e garua Kininë, nuk mundemi me madhësinë e tregut, por nëse një produkt prodhohet në botë mundet me u prodhuar në Kosovë pra me çmim e garojmë. Pra nuk mundet me u prodhua ma lirë në Kinë, edhe në cilësi mund ta garojmë produktin ka teknologji ka ekspertizë dhe është e mundshme”, ka deklaruar Haradinaj.

E megjithatë tashmë dihet botërisht se Kina prodhon mall jocilësor dhe qytetarët i blenë vetëm se janë lirë.


Shtuar më 14/11/2018, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori