Haradinaj kërkon që AAK të qeverisë Mitrovicën
Pëlqej
Kryeministri i Kosovës gjatë një takimi në Mitrovicë u zotua se nuk do të jepet asnjë copë tokë e Kosovës, duke pohuar se nuk do të pranohet ndërrim i kufijve, por, vetëm njohje me këta kufij.

Këto komente i pari i ekzekutivit i bëri gjatë një takimi në Mitrovicë, nga ku edhe kërkoi që AAK të qeverisë në këtë qytet.

“S’ka me kush jep ndonjë copë të Kosovës askujt.. e kam thënë këtë edhe në Reçak ku u bë kthesa...i vetmi popull në botë që kufizohet me toka të veta janë shqiptarët si në Kosovë dhe Shqipëri.. qysh ka logjikë pra me pyet dikush çka po ju duhet Leposaviqi meqë nuk ka shqiptarë....Ne nuk pranojmë ndërrim të kufijve por vetëm njohje me këta kufij.

Nëse e ndihmoni Aleancën në Mitrovicë nuk më ndihmoni mua por një interesi nacional. Nuk e dini qytetarë ju si do të ishte Mitrovica me udhëheqjen e Aleancës, atëherë provojeni. zbulojeni... ndoshta do t’ju zhgënjejmë por jo me ju mashtru”, theksoi Haradinaj gjatë një takimi në Mitrovicë.


Shtuar më 18/01/2019, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori