Haradinaj kërkon në dialog edhe Trumpin, Merkelin, Macronin dhe May-in
Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se për të arritur në fazën finale që, sipas tij, është njohja reciproke, duhet të inkuadrohen dhe të ndihmojnë edhe liderët më të mëdhenj botërorë si Donald Trump, Angela Merkel e Emmanuel Macron.

Kryeministri Haradinaj në një tryezë të organizuar nga Lëvizja "FOL" thotë se Kosova dhe Serbia janë në fazën finale të dialogut, por epilogu i këtyre bisedimeve duhet të jetë njohja reciproke.

“Unë kërkojë që të kalojmë në fazën finale, të çështja e njohjes reciproke, ajo ka mbetur. Kam kërkuar ndihmën e Amerikës”, ka thënë kryeministri.

Megjithatë, kryeministri thotë se diçka e tillë është e vështirë, nëse në të nuk përfshihen edhe vendimarrësit si presidenti amerikan Donald Trump, kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe kryeministri francez, Emmanuel Marcron.


Shtuar më 12/04/2018, ora 11:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori