E FUNDIT/ Rama e refuzoi, Basha mbërrin në kohë në Presidencë, nis takimi me Metën
Haradinaj kërkon amnisti për Albin Kurtin dhe Donika Kadaj
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë seancës së kuvendit është shprehur se do të ishte mirë nëse nxirret njv nen për t'i dhënë fund paraburgimitdeputetëve që janë të arrestuar për shkak të veprimeve politike.

Haradinaj u shpreh se duhet të fuqizohet më tepër ligji i imunitetit për deputetët.

Kjo përgjigje erdhi pasi deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu protestoi ndaj arrestimit të deputetëve të kësaj parti me akuzën e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë që në qelinë e paraburgimit ndodhen Albin Kurti dhe Donika Kadaj pasi këta të fundit e shkelën masën e dënimit me arrest shtëpiak./albeu.com/
Shtuar më 14/12/2017, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori