Haradinaj kërcënon Thaçin: Mos e prek kuvendin
Pëlqej
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se askush nuk duhet t’i vë në pikëpyetje kompetencat e kuvendit kur u pyet për kërkesën e presidentit Hashim Thaçi dërguar në Gjykatën Kushtetuese me të cilën kërkoi mendime rreth nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës që flet rreth ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Asnjëherë nuk kemi vu në pikëpyetje presidentin e kompetencat e tij, mirëpo nuk duhet të vihen në pikëpyetje as kompetencat e kuvendit”.

Ai përsëriti qëndrimin e tij për korrigjim të kufijve.

“Ndryshimi i kufijve asnjëherë nuk do ta ketë votën time”.

Thaçi ka pyetur Kushtetuesen nëse konsiderohen të ratifikuara marrëveshjet ndërkombëtare që nënshkruhen nga presidenti, pa i çuar fare në Kuvend dhe pa miratimin e deputetëve. Si shembull ka përmendur vazhdimin e mandatit të EULEX-it, që është bërë vetëm nëpërmjet letërkëmbimit të letrave mes presidentit dhe përfaqësueses së lartë të BE-së.


Shtuar më 21/09/2018, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori